
Një trajner rumun e ka tepruar me reagimin, pasi skuadra e tij pësoi golin e barazimit në minutën e fundit shtesë.
Marius Croitoru, trajneri i Botosanit, u shtri fillimisht në tokë, duke përplasur duart me forcë në tapetin e gjelbër. Më pas, nisi t’i bërtiste lojtarëve të tij duke i treguar se topi duhej larguar nga zona. (A2 Televizion)