
“Smart Balkans”, shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor, do të mbështesë me grante projekte në disa bashki të vendit për të trajtuar tematika, të cilat lidhet me çështjet sociale, grupet mediatike dhe propozimet kreative.
Fokus të veçantë do të kenë të rinjtë, grupet vulnerabël, por gjithashtu mbështetje do të marrin edhe çështjet e procesit të integrimit.
Projekti Smart Balkans financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, ka një kohëzgjatje prej 4 vitesh dhe një vlerë totale mbi 17 milionë Euro. Përmes këtij projekti, 450 grante shkojnë për organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe grupet joformale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim nënshkroi marrëveshjen me 13 organizata fituese, të përzgjedhura nga 114aplikime në Shqipëri. (A2 Televizion)