Solucion kundër baktereve dhe virusit, dezinfektohen parqet dhe autobusët në Tiranë

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 12:09 | Aktualitet
Solucion kundër baktereve dhe virusit, dezinfektohen parqet dhe

Çdo objekt i parkut në bulevardin “Zhan D’Arak”, përballë Maternitetit të Ri, u përshkrua nga një solucion që shërben për eliminimin si të baktereve, ashtu edhe të viruseve.

Pas 15 minutash, fëmijët iu rikthyen lojërave, pasi duket se mungesa e shkollave ka shtuar frekuentimin e këtyre parqeve nga vogëlushët.

Dezinfektimet janë shtrirë në disa prej parqeve kryesore të Tiranës, ku luajnë fëmijët. Nga ana tjetër, duket se të rriturit vijojnë jetën normalisht.

Dezinfektime u kryen edhe në linjat e autobusëve në Tiranë. Qytetarët duket se qetësohen disi, ndonëse ka edhe skepticizëm.

Gjithsesi, dezinfektimi i të gjitha linjave të urbanëve në Bashkinë e Madhe të Tiranës, duket se ndikon disi në psikologjinë e banorëve të kryeqytetit, të cilët deri më tani kishin marrë vetëm masa vetjake, duke mbuluar rrugët e frymëmarrjes me maska.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos