Koronavirusi në Shqipëri, Braçe: Distanca, elementi kyç, ne vazhdojmë me puthje e përqafime

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 10:40 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, Braçe: Distanca, elementi kyç,

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe, ishte i ftuar në Dita Jonë ku foli për masat e marra nga qeveria lidhur me koronavirusin. Braçe u bëri thirrje qytetarëve t’u largohen zakoneve. Zëvendëskryeministri shprehte se lufta ndaj koronavirusit nuk fitohet vetëm nga qeveria, por duhet bashkëpunim.

“Duhet të mësohemi që në momentin kur merret një vendim, ai duhet të zbatohet me patjetër, aq më tepër kur jeta vihet në rrezik. Tani është çështje zbatimi, vendimi. Duhet ta kuptojmë që elementi kyç për të përballuar këtë sëmundje është distancë sociale. Vazhdon zakoni që ne burrat puthemi 3 herë në faqe, gratë se kanë këtë gjë, ne e kemi, është habi e madhe. Vazhdon zakoni i tmerrshëm që kapemi për qafe, vazhdon zakoni që në kafe të rrimë ngjitur, mundësisht edhe në prehër të njeri-tjetrit, vazhdon zakoni duke pështyrë në tokë dhe pasi i bëjmë të gjitha këto, nuk shkojmë të lajmë duart”, u shpreh Braçe.

Më tej, zëvendëskryeministri theksoi se nëse këto masa të marra, deri tani nga qeveria nuk do të zbatohen, do të ketë masa shtrënguese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos