Sommer drejt Bayern, zvicerani pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 17:21 | Futboll
Sommer drejt Bayern, zvicerani pritet të nënshkruajë

Yann Sommer do të jetë portieri i ri i Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë arritën marrëveshjen me Borussia Mönchengladbach.

Sipas “Bild”, të kuqtë do të paguajnë 8 milionë euro, plus 1,5 milionë bonuse. Bonusi prej 1,5 milionë eurosh konsiston në rast të fitores së Bundesliga-s ose të Champions League. Portieri zviceran do të përfitojë një kontratë deri në vitin 2025.

Pas dëmtimit të Neuer, drejtuesit e Bayern nisin kërkimet e një numri një për portën duke qenë se nuk u arrit një marrëveshje me Monakon për kthimin para kohe të Nybel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos