Integrimi dhe reformat e rëndësishme që Bashkimi Europian i kërkon dhe vendos Shqipërisë si kushte për t’u bërë pjesë e familjes europiane, janë herë pas here temë debati midis klasës politike. Hapja e negociatave është kryefjalë e këtij viti sa i takon integrimit. Një “po” e marrë nga Këshilli Europian më 25 mars nuk ka një datë konkrete për nisjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit, në këtë vit në të cilin Shqipëria jo vetëm ka një numër kushtesh për të përmbushur, por të ndikuar edhe nga pandemia. Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare ka pyetur qytetarët mbi dëshirën e tyre për t’u bashkuar me familjen europiane. Sa pritshmëri kanë për integrimin e plotë? Sa njohuri kanë ata për kushtet që vendi ynë duhet të përmbushë? Për më shumë detaje rreth këtij sondazhi foli në A2 Alba Çela, drejtore ekzekutive e Institutit. (A2 Televizion)
Sondazhi: Shqiptarët duan integrimin në BE, por nuk njohin kushtet
