Sony prezanton celularin e ri Xperia në 14 prill

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 12:04 | Teknologji

Sony ka njoftuar se në datën 14 prill do të prezantojë një produkt të ri. Edhe pse nuk ka treguar gjë zyrtare, mendohet se marka do të lançojë celularin e ri Xperia, që do të quhet Xperia 1 III.

Sipas “The Verge”, ky celular do të ketë një procesor Snapdragon 888, 12 GB RAM dhe një ekran 4K.

Gjithashtu, do të ketë vend për kufje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos