Soreca mesazh politikës: Të dyfishohen përpjekjet për integrimin, duhet bashkëpunim

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2021, 13:28 | Politikë
Soreca mesazh politikës: Të dyfishohen përpjekjet për

Anëtarësimi në Bashkimin Europian vijon të jetë një rrugëtimi i vështirë, por jo i pamundur për kreun e delegacionit të BE-së.

Në nisjen e shkollës së Integrimit Europian, Luigi Soreca nënvizoi se për të arritur qëllimin duhen dyfishuar përpjekjet.

“Si një shtet që dëshiron të anëtarësohet në BE, Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet e saj, të ketë atë shndërrim socio-ekonomik që i duhet vendit dhe duhet të bëhen bashkë të gjithë aktorët nga pjesët e ndryshme të politikës në Shqipëri”, u shpreh Soreca.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, gjithashtu e pranishme në konferencë, kritikoi qeverinë për punën e bërë në 8 vite, duke bërë krahasime me Malin e Zi.

“Kur kam qenë unë në krye të integrimit, ne ishim në të njëjtin nivel me Malin e Zi, por sot Mali i zi na ka superuar e na ka kaluar. Kjo për shkak se shumë të këqija ne na vijnë nga vetja”, tha Tabaku.

Zëvendëskryetari i Këshillit, Taulant Balla gjithashtu është skeptik për procesin e integrimit, por ndryshe nga Tabaku, problemin e sheh brenda unionit. Balla shtoi se qeveria do të vijojë me reformat e integrimit, ndërsa u shfaq krenar për punën e bërë deri më tani.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos