Soreca takon Dvoranin, ambasadori: Kushtetuesja, funksionale sa më shpejt

Nga A2 CNN
24 Qershor 2019, 15:23 | Aktualitet
Soreca takon Dvoranin, ambasadori: Kushtetuesja, funksionale sa më shpejt

Në këtë situatë politike, ngritja e Gjykatës Kushtetuese ishte në vëmendjen e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i cili zhvilloi një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Soreca tha se takimi kishte për qëllim përditësimin në lidhje me fazën finale të punës së Këshillit, mbi për zgjedhjen e kandidaturave për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspekton e Lartë të Drejtësisë, në kuadër të Reformës në Drejtësi.

“Është thelbësore – thekson ambasadori Soreca –që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale në një kohë sa më të shkurtër”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos