“I papranueshëm përdorimi i ambienteve tona”, reagon Kisha Ortodokse

Nga A2 CNN
24 Qershor 2019, 09:37 | Aktualitet
“I papranueshëm përdorimi i ambienteve tona”, reagon Kisha

Ditët e fundit, në dy raste, në kuadrin e fushatës parazgjedhore, ka pasur përdorim të papranueshëm të mjediseve kishtare për qëllime politike.

Në Kurjan të Roskovecit, në Mitropolinë e Fierit, është bërë një prezantim kandidati në mjediset e kishës monument kulture të Shën Nikollës dhe në fshatin Lekël të Tepelenës, në Mitropolinë e Gjirokastrës, ka pasur gjithashtu një takim politik parazgjedhor në mjediset e kishës së Profetit Ilia, të dyja pa dijeninë e Mitropolive përkatëse.

Përdorimi i ambienteve të brendshme të kishave të shenjta për aktivitetet politike në fushatat zgjedhore përbën një fyerje të ndjenjave fetare komunitare dhe institucionale, thuhet ne reagimin e Kishës Ortodokse autoqefale.

Veprimet, thotë ajo, janë në kundërshtim me marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos