Soreca takon Tabakun: Integrimi, objektiv kombëtar që shkon përtej partive

Nga A2 CNN
4 Tetor 2021, 16:48 | Politikë
Soreca takon Tabakun: Integrimi, objektiv kombëtar që shkon

Ambasadori Luigi Soreca takoi sot përfaqësuesen e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, që mban edhe postin e kreut të Komisionit Parlamentar për Integrimin.

Pikërisht për integrimin u shpreh Soreca në një postim zyrtar, ku ritheksoi se “integrimi i Shqipërisë në BE është një prioritet që shkon përtej partive, për të cilin forcat politike duhet të bashkëpunojnë në interesin e qytetarëve shqiptarë”.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1445032609289998343?s=08

Ambasadori nënvizoi faktin se “Bashkimi Europian do të mbështesë punimet e komitetit, që luan një rol të rëndësishëm në monitorimin e punës së qeverisë për sa i përket integrimit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos