Soreca uron deputetët dhe kryetaren e re të Kuvendit: Presim bashkëpunim për integrimin

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 20:55 | Politikë
Soreca uron deputetët dhe kryetaren e re të Kuvendit: Presim

Kreu i delegacionit të BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka uruar anëtarët e rinj të parlamentit shqiptar dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, pak orë pas betimit të tyre në Kuvend. Në një postim në Twitter, Soreca këkron nga palët bashkëpunim për të çuar përpara reformat e integrimit.

“Urime anëtarëve të Kuvendit të ri shqiptar dhe kryetares së re Lindita Nikolla. Roli i Parlamentit është kyç për pranimin në Bashkimin Europian. Ne presim që të gjithë anëtarët e Parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin, një përparësi gjithëpërfshirëse për njerëzit”, shkruan Soreca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos