Kërcënohet me armë dhe grabitet futbollisti i Milanit

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 21:55 | Futboll
Kërcënohet me armë dhe grabitet futbollisti i Milanit

Samu Castillejo, futbollisti spanjoll i Milanit, ka rënë pre e një grabitjeje të armatosur në Milano, por fatmirësisht pa pasoja të rëndë për të.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti i Milanit, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan “Sportmediaset”. “A jemi në Milano këtu? Dy të rinj më grabitën duke më vendosur një pistoletë në fytyrë”, ka shkruar Castillejo menjëherë sapo ka raportuar ngjarjen në polici.

Për fat të mirë, spanjolli nuk është lënduar në këtë ngjarje, ndërsa policia po punon për të identifikuar autorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos