South Outdoor Festival. Në Detin Jon, mbi 40 aventura sportive dhe mbi 20 artistë të skenës

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 14:55 | Aktualitet
South Outdoor Festival. Në Detin Jon, mbi 40 aventura sportive dhe mbi 20

Pesë ditë festë në jug, nisur nga 29 prilli e deri më 3 maj. Këtë vit, sezoni në jug nis sërish zyrtarisht me South Outdoor Festival. Këtë e konfirmoi edhe ministrja e urizmit, Mirela Kumbaro.

Peter Zingraf, ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, shprehet: “Turizmi është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të këtij vendi, por zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit është diçka edhe më e rëndësishme, sidomos për vendet që presin turistët, vendet rurale, në këtë rast, fshatrat e jugut. Dhe qeveria gjermane është e lumtur që mbështet programin e zhvillimit të qëndrueshëm rural”. 

Në një prezantim mbi detajet e këtij edicioni të pestë të festivalit, organizatorët premtojnë 40 aktivitete sportive, nga fluturimet me parashutë në Vlorë e Llogara e deri te rafting në Bistricë, Sarandë.

Skena e madhe, çadrat e kampit, ushqimi dhe aktivitetet sportive për fëmijë e të rritur do të mbahen në fushën e Borshit, si një ndër hapërsirat më të mëdha për të mbledhur mbi 8000 persona në koncertet e mbrëmjes.

Sonja Kurz, nga German Society for International Cooperation (GIZ), tha: “Më shumë se e lumtur që jam këtu për t’u bërë pjesë e një festivali të tillë për herë të dytë. Ishte fantastike vitin e shkuar, edhe pse u organizua në një kohë të vështirë, mes shumë masave prej koronavirusit. Por, për herë të parë si pjesë e këtij festivali u impresionova nga entuziasmi, shpirti, emocionet dhe duartrokitjet e gëzimi që e gjeje që në aktivitetet e mëngjesit në breg të detit, e deri te muzika në orët e mbrëmjes. Gjallëronte jugu në çdo orë të ditës. Jam e lumtur që do të përjetojmë sërish gëzimin e një festivali ku natyra, trashëgimia, produktet e zonës dhe muzika bëhen bashkë”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos