Ushqimet e shportës, në Kukës vështirësohet kostoja e jetesës

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 14:00 | Aktualitet
Ushqimet e shportës, në Kukës vështirësohet kostoja e

Një bukë masive me peshë 800 gramë në Kukës po shitet 100 lekë. Të gjitha furrat e bukës në qytetin verilindor kanë rritur çmimet, por jo peshën e bukës.

Shtrenjtimi i naftës po shkakton një reaksion zinxhir ekonomik, duke prekur të gjitha produktet ushqimore bazë.

Me të ardhura minimale dhe ndihmën nga fëmijët në emigrim, sërish familjet kuksiane e kanë të vështirë të përballojnë koston e jetesës.

Të pakënaqur janë edhe nga vendimet e qeverisë. Thonë se tregu duhet të rregullohet në bazë të të ardhurave që çdo shqiptar ka në familje.

Shpesh Prizreni ka qenë destinacioni i kuksianëve për të blerë lirë, por edhe përtej kufirit, çmimet janë po aq të larta, duke ndikuar në uljen e konsumit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos