All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

SpaceX: Kështu do t'i çojmë njerëzit në Mars brenda 5-10 viteve

Nga A2 CNN
12 Prill 2023, 11:46 | Teknologji
All - Paragraf - 1

SpaceX ka treguar me anë një videoje të animuar sesi planifikon që t’i dërgojë njerëzit në Mars duke përdorur anijen kozmike që do të kushtojë 3 miliardë dollarë.

Videoja tregon raketën në bazë teksa bëhet gati për lëshim dhe niset drejt orbitës. Pasi lëshon kapsulën në orbitë, raketa kthehet në bazë për t’u përdorur sërish.

All - Paragraf - 3

Megjithatë, më shumë sesa udhëtimin e parë me njerëz drejt Planetit të Kuq, animimi duket se përcjell një vizion të shumë viteve në të ardhmen kur udhëtimet vajtje-ardhje për në planetin e kuq do të jenë një gjë normale.

Në Mars, sipas videos, është ndërtuar një vendqëndrim për njerëzit, ndërsa animimi përfundon me astronautët që ulen në sipërfaqen e planetit të kuq dhe bëhen gati të zbresin njerëzit e transportuar.

SpaceX i Elon Musk-ut pritet që të dërgojë njerëz në Planetin e Kuq brenda 5 ose 10 viteve. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos