Koronavirusi në Shqipëri, 179 raste aktive në të gjithë vendin

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2022, 19:03 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 179 raste aktive në të gjithë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 514 testime nga të cilat 17 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Në të gjithë vendin janë 179 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 514 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto Bashki:

9 në Tiranë, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Patos, Selenicë, Himarë, Sarandë, Finiq, Belsh.

Janë 179 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,189 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 9 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                17

Të shëruar në 24 orë             22

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       514

Testime totale                   2,001,064

Raste pozitive                      331,961

Raste të shëruara                  328,189

Raste Aktive                             179

Humbje jete                              3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    133

Vlorë                         16

Fier                           12

Gjirokastër                6

Berat                           4

Elbasan                   3

Shkodër                 2

Durrës                     2

Lezhë.                     1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos