SPAK godet përsëri: Në pranga një prokuror dhe 5 persona të tjerë

Nga A2 CNN
19 Qershor 2021, 16:37 | Aktualitet

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, policia arrestoi prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, i cili akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve e po ashtu arrestoi edhe oficerin e policisë gjyqësore Napolon Hodaj, nën akuzën e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Së bashku me këta janë vënë në pranga edhe katër persona të tjerë, mes të cilëve një arbitër i ndeshjeve sportive si dhe një zyrtar i klubit sportiv të Përmetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos