Banorë të fshatit Godolesh, vetëm 8 kilometra nga Elbasani, prej ditësh kanë nisur me punë vullnetare dhe me shpenzimet e tyre të ndërtojnë vetë rrugën në hyrje të fshatit. Me kazma, lopata dhe karroca dore, po shtrojnë rrugën, që politika dhe autoritetet lokale kanë vite që ua premtojnë për çdo fushatë elektorale. (A2 Televizion)
Të zhgënjyer nga premtimet, banorët e Godoleshit ndërtojnë vetë rrugën e fshatit
