SPAK-u duket se po hyn në hullitë për të cilat u ngrit. Prokurorët e SPAK bëjnë goditjen më të madhe të viteve të fundit për sa i përket botës së krimit. Hetimet e këtij procedimi penal kanë të bëjnë me dy ngjarje të ndodhura para 15 vitesh, autorët e të cilave nuk ishin zbuluar. Më konkretisht, bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në datën 26.02.2005, ku është qëlluar me armë zjarri shtetasi Klodian Saliu. Ngjarja e dytë është ajo e datës 27.02.2005, si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse, kanë gjetur vdekjen shtetasit Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi. Ngjarja ka ndodhur në pallatin ku banonte viktima Vajdin Lamaj, një biznesmen i njohur atë kohë, një ngjarje që bëri shumë bujë në kryeqytet. Gazetari Armand Bajrami sjell më shumë detaje. (A2 Televizion)
SPAK heton dy vrasje të 2005, ngjarjet zbardhen pas shumë vitesh
