SPAK i sekuestron 7 prona ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2021, 19:33 | Aktualitet
SPAK i sekuestron 7 prona ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë

SPAK i ka sekuestruar këtë të mërkurë 7 prona ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, ndërsa për të kanë nisur hetimet për deklarim të rremë pasurie.

Bëhet me dije se Zenelajt i janë sekuestruar 1000 metra tokë në Porto Palermo dhe 2 garazhe në Ishull-Shëngjin. Po ashtu atij i është sekuestruar 1 dyqan dhe 3 apartamente në Ishull-Shëngjin.

Zenelaj u tërhoq nga sistemi drejtësisë para se të kalonte në filtrin e Vetingut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos