SPAK kërkon 3 vite burg për ish-gjyqtaren e akuzuar për korrupsion

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2021, 16:23 | Kronikë
SPAK kërkon 3 vite burg për ish-gjyqtaren e akuzuar për

SPAK kërkon dënimin me 3 vjet burg për Enkelejda Hoxhën, ish-gjyqtaren e Krujës të akuzuar për "korrupsion".

Ish-gjyqtarja e Krujës dhe 9 të pandehurit e dosjes akuzohen për ngritjen e një skeme korruptive në Gjykatën e Krujës, ku kundrejt ryshfetit nga 6 deri në 12 mijë euro, “shtronin rrugën” për lirimin e parakohshëm të të dënuarve që vuanin dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

Hoxha qëndron në paraburgim prej 10 muajsh. Në seancën e fundit në Apel, Hoxha e argumentoi kërkesën për liri me gjendjen e vështirë të familjarëve të saj dhe nevojës për të qenë pranë fëmijëve, njëri prej të cilëve me nevoja të veçanta.

Aktualisht, për ta kujdesen prindërit e saj të moshuar.

PRETENCA E SPAK:

Enkeleida Hoxha - 3 vjet e 6 muaj burg
Aldo Tabaku - 4 vjet burg
Manuela Mallkuçi - 3 vjet burg
Bledar Petani - 2 vjet burg
Sajmir Petani - 2 vjet burg
Altin Skëndaj - 2 vjet burg
Gazmir Nezaj - 2 vjet e 6 muaj burg
Gentian Nezaj - 2 vjet burg
Isuf Tanuzi - 2 vjet burg
Trëndafile Frangu - 9 muaj burg
Migena Skenderi - 6 muaj burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos