
Prokuroria e Posaçme nis verifikimin në lidhje me akuzat për përdorimin e të dhënave personale të përdorura nga Partia Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.
Ky hap i SPAK u ndërmor pasi në media u publikuan të dhënat e e-albania për qytetarët, që ishin në database-n e Partisë Socialiste.
“Po bëjmë verifikime, por nuk ka ende denoncime”, tha kreu i SPAK Arben Kraja.
Në database, janë të dhënat për 910 mijë qytetarë të Tiranës, ku tregohet numri ID i kartës së identitetit apo vendi i punës etj. Ditën e djeshme reagoi dhe Partia Demokratike, duke e cilësuar çështjen si skandal, ndërsa bëri me dije se do i drejtohej SPAK me një padi. (A2 Televizion)