Protesta në Zall Gjocaj për pasuritë natyrore, Meta thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 09:46 | Aktualitet

Presidenti Meta ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive natyrore të Parkut Kombëtar Lurë - Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet.

“Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë - Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet. Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!”.

Kreu i shtetit i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

“I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit. Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit! 25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos