SPAK nisi hetimet për krimet zgjedhore, Yuri Kim: Ata që pengojnë qytetarët për të votuar lirshëm duhet të ndiqen penalisht

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 16:55 | Aktualitet
SPAK nisi hetimet për krimet zgjedhore, Yuri Kim: Ata që pengojnë

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka përshëndetur vendimin e SPAK për të nisur hetimin e krimeve elektorale.

Përmes një postimi në Twitter, kryediplomatja e SHBA-së në Tiranë thekson se askush nuk është mbi ligjin.

“Lajm i mirë njoftimi i SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruhet në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos