Përplasja fizike në shkollën “1 maji” në Tiranë, publikohen pamjet

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 23:06 | Aktualitet

Një incident është shënuar mes disa personave në KZAZ që ndodhet në shkollën “1 Maji” në Tiranë.

Ngjarja ka agravuar dhe një numër i madh personash janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin në prani të forcave të rendit. Në sherri janë përfshirë disa persona dhe në fund policia ka shoqëruar 7 prej tyre.

Menjëherë pas ngjarjes, përfaqësuesja e PD në këtë qendër numërimi u shpreh se dhuna nisi nga dy persona të paidentifikuar që ishin futur në brendësi të KZAZ-së me mjet identifikimi.

Sipas saj, personat e paidentifikuar dhunuan komisionerin e PD-së dhe një të afërmin e tij.

“Kur futën numëruesit tanë në KZAZ gjetën dy persona me mjet identifikimi nga KQZ, të cilët nuk njiheshin as nga PS dhe as nga KQZ. Janë persona të paidentifikuar për të cilët kemi njoftuar policinë për këtë”, tha Pampuri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos