
Napoli u mposht në Moskë nga Spartaku dhe rrezikon seriozisht të mos kualifikohet nga grupet e Europa League.
Dueli në Rusi përfundoi me rezultatin 2-1 për vendasit, falë dy golave të Sobolev dhe tashmë italianët duhet të fitojnë me patjetër ndaj Lestërit në ndeshjen e fundit.
Por, episodi që nxiti më tepër diskutime ndodhi në fundin e sfidës, kur Spaleti refuzoi ti jepte dorën kolegut Rui Vitoria.
Trajneri i Napolit e argumentoi sjelljen e tij me faktin se homologu nuk denjoi ta takonte në fillimin e ndeshjes, ashtu siç ndodh normalisht, sepse është tepër e lehtë të takosh kundërshtarin vetëm pasi fiton. (A2 Televizion)