Spanja barazon edhe ndaj Polonisë, rrezikon kualifikimin për më tej

Nga A2 CNN
19 Qershor 2021, 22:53 | Futboll
Spanja barazon edhe ndaj Polonisë, rrezikon kualifikimin për më

Spanja nuk ka arritur dot të fitojë edhe ndeshjen e dytë të grupit E. Pas barazimit 0-0 ndaj Suedisë, ekipi i Luis Enrique barazoi edhe me Poloninë, kësaj radhe me gola, 1-1.

Goli i Alvaro Moratës në minutën e 25 të pjesës së parë nuk i mjaftoi spanjollëve, pasi në pjesën e dytë erdhi përgjigjja e Robert Lewandowski (54’).

4 minuta më vonë, Spanja humbi rastin më të mirë për të kaluar sërish në avantazh, pasi Gerard Moreno humbi 11-metërsh.

Një rezultat që i lë në pozitë të vështirë të dyja ekipet, me Spanjën që renditet e treta në grup, me 2 pikë, dhe Poloninë që ndodhet e fundit, me vetëm 1 pikë.

Në ndeshjet e fundit të grupit E, Spanja do të përballet me Sllovakinë e vendit të dytë (3 pikë), ku i duhet medoemos fitorja, ndërsa Polonia me Suedinë kryesuese (4 pikë). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos