
Spanjë nuk e nis mirë “Euro 2020”. Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique barazoi 0-0 ndaj Suedisë, një rezultat që duhet ta konsiderojë pozitiv, duke marrë parasysh që rastet më të pastra të ndeshjes i patën suedezët.
Në pjesën e parë, Isak përfitoi nga një gabim i mbrojtjes, por Llorente largoi topin kur po i drejtohej portës dhe e përplasi në shtyllën e portës spanjolle.
Në minutën e 60 të pjesës së dytë, një kundërsulm i suedezëve nuk u shfrytëzua nga Berg, i cili u gjet nga Isak i vetëm me portën e boshatisur, por nga dy metra goditi jashtë.
Në minutën e 90, Gerard Moreno mund t'i kishte dhënë fitoren Spanjës, por goditja e tij me kokë u prit nga portieri Olsen. (A2 Televizion)