UNESCO: Barriera Koralore në Australi është në rrezik

Nga A2 CNN
22 Qershor 2021, 13:05 | Bota

Barriera Koralore e Australisë, sistemi më i madh i koraleve në botë, që shtrihet 2300 km larg bregut verilindor të kontinentit, duhet të shtohet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s që janë "në rrezik". Kështu argumenton një projekt-rekomandim nga Agjencia e Trashëgimisë Botërore e Kombeve të Bashkuara.

Sipas dokumentit, Australia nxitet të ndërmarrë veprime të përshpejtuara në të gjitha nivelet e mundshme kundër ndryshimit të klimës. Në draft theksohet se, përkundër përpjekjeve, objektivat kryesore për përmirësimin e cilësisë së ujit nuk janë arritur.

Reagimi i qeverisë australiane ishte i menjëhershëm, me ministrat e mjedisit Sussan Ley dhe ministrat e Jashtëm, Marise Payne, që raportuan se kishin thirrur drejtoreshën e UNESCO-s Audrey Azoulay. "Ne e kemi bërë të qartë se do ta sfidojmë këtë qasje të gabuar, e cila u iniciua pa konsultime të duhura", tha Ley.

Ministria ra dakord se ndryshimi i klimës është kërcënimi më i madh për Barrierën, por argumentoi se Komiteti i Trashëgimisë Botërore "nuk është vendi për të shqyrtuar këtë çështje”. "Shkalla e konsiderueshme e vdekjes së koraleve ka nxitur UNESCO-n të kërkojë nga qeveria australiane të bëjë më shumë për klimën", tha menaxheri i Oqeanit i WWF Australia, Richard Leck.

Synimet e emetimeve të gazrave serrë në Australi nuk kanë ndryshuar që nga viti 2015 dhe kryeministri konservator Scott Morrison, deri më tani i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të vendosur objektivin e emetimeve zero, deri në vitin 2050. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos