Spanja regjistron mbi 400 viktima në 24 orët e fundit, zgjatet me 15 ditë gjendja e emergjencës

Nga A2 CNN
22 Mars 2020, 17:11 | Bota
Spanja regjistron mbi 400 viktima në 24 orët e fundit, zgjatet me 15

Spanja, vendi i dytë më i prekur i Bashkimit Evropian nga koronavirusi pas Italisë, ka regjistruar më shumë se 400 viktima në 24 orët e fundit nga ky virus.

Tashmë, bilanci i atyre që ka humbur jetën në vendin iberik ka shkuar në 1753, ndërkohë që të prekurit janë 28 572.

Në një konferencë për shtyp të dielën, kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka njoftuar se do të shtyhet edhe për 15 ditë të tjera gjendja e emergjencës, deri në 11 prill.

Qeveria spanjolle gjithashtu ka urdhëruar përforcimin e rolit të ushtrisë për të garantuar mbështetje logjistike për shpërndarjen e materialeve mjekësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos