Spanja “skuqet” në Rumani, por nuk ndalet

Nga A2 CNN
5 Shtator 2019, 22:46 | Futboll
Spanja “skuqet” në Rumani, por nuk ndalet

Kombëtarja e Spanjës ka siguruar fitoren e pestë në pesë ndeshjet eliminatore për Euro 2020 të zhvilluara deri tani.

“Viktima” e radhës e “La Roja”-s ishte kombëtarja e Rumanisë, e cila nuk mundi të merrte të paktën një barazim përballë spektatorëve të saj.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Spanjës, me golin e shënuar nga penalltia nga Ramos. Në pjesën e dytë, Alcacer dyfishoi rezultatin, ndërsa pak minuta më pas Andone ngushtoi diferencën e golave.

Në minutën e 79-të, mbrojtësi Llorente e la Spanjën me një lojtar më pak, por kjo nuk i ndihmoi vendasit të shënonin golin e barazimit.

Në pesë ndeshje, Spanja tashmë ka grumbulluar 15 pikë dhe shkon e qetë drejt Euro 2020. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos