
Nga sot në Spanjë ka hyrë në fuqi ligji i ri për eutanazinë, duke u bërë vendi i shtatë në botë, nga marsi i viti të kaluar, që dekriminalizon ndihmën për të vdekur për njerëzit që vuajnë nga lloje të caktuara të sëmundjeve të rënda dhe të pashërueshme.
Ligji parashikonte një periudhë prej tre muajsh për të lejuar rajonet e vendit Iberik të krijojnë organet përgjegjëse për vlerësimin e kërkesave për qasje në këtë të drejtë, komisionet e garancisë.
Jo të gjithë e kanë bërë tashmë atë. Siç raportohet nga media iberike, ekspertët në këtë çështje thonë se ka ende disa dyshime se si do të zbatohet ligji i ri. (A2 Televizion)