Dhjetëra persona nën rrënoja në ndërtesën e shembur në Florida, operacion për shpëtimin e tyre

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 17:31 | Bota

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi vijon prej orësh në Dade County në Miami pas shembjes së një pjese të madhe të një ndërtese 12-katëshe.

Deri tani raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa mendohet se 51 të tjerë kanë mbetur në rrënoja.

Ekipet po punojnë me shpejtësi për të larguar mbetjet dhe raportohet se kanë nxjerrë një djalë të vogël. Ndërtesa 12-katëshe u shemb rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe shkaqet e saj janë ende të paqarta.

Departamenti i zjarrfikësve të Dade kanë dërguar 80 automjete në vendngjarje, të cilët po ndihmohen dhe nga policia vendase. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos