
Prokurorët e Gjykatës së Lartë spanjolle kanë hapur një hetim të tretë për korrupsion për ish-mbretin, Juan Carlos, të Spanjës.
Prokurori i Përgjithshëm Dolores Delgado dhe Kryeprokurori i Antikorrupsionit Alejandro Luzon, u thanë gazetarëve se hetimi është ende në një fazë "embrionale".
Ish-monarku akuzohet për një kontratë me Arabinë Saudite për ndërtimin e një linje hekurudhore të shpejtësisë të lartë, për të cilën gazeta zvicerane “La Tribune” shkroi se ish-mbreti spanjoll ka marrë 100 milionë dollarë.
82-vjeçari Juan Carlos i ka mohuar në mënyrë kategorike këto akuza, megjithatë pas skandalit ai u largua nga vendi, pa specifikuar destinacionin e tij. (A2 Televizion)