Biden përmbys rezultatin në Xhorxhia, presidenca gjithmonë e më pranë

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2020, 11:09 | Bota
Biden përmbys rezultatin në Xhorxhia, presidenca gjithmonë e

Kandidati demokrat, Joe Biden, tashmë është më pranë se kurrë konfirmimit të tij si presidentit i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Projeksionet e CNN flasin për një përmbysje të rezultatit në këtë shtet i cili ka 16 vota elektorale, të cilave duke iu shtuar edhe votat që Biden tashmë ka siguruar, arrijnë shifrën e 270 votave të nevojshme për t’u shpallur president.

Në shtetin e Xhorxhia-s kanë mbetur dhe shumë pak vota për t’u numëruar dhe diferenca mes dy kandidatëve është shumë e ngushtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos