Specialistja e vaksinimit: S’ka pasur efekte anësore madhore nga Coronavac. Ka nisur studimi edhe në Shqipëri për efektshmërinë

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 09:42 | Aktualitet
Specialistja e vaksinimit: S’ka pasur efekte anësore madhore nga

Iria Preza, specialiste e programit kombëtar të vaksinimit, ISHP, ishte e ftuar në "Ditarin" e mëngjesit në A2, nga ku foli për procesin e vaksinimit në vend.

Preza u shpreh se deri tani nuk ka pasur asnjë rast me efekte anësore madhore pas marrjes së vaksinës kineze.

“Në vendin tonë, nga vaksina kineze nuk ka pasur efekte anësore të padëshiruara madhore, përveç efekteve të zakonshme. Në interesin tonë është që të shikohet në vazhdimësi edhe për të parë se sa efektivitet ka kjo vaksinë.

Specialistja tregoi më tej edhe se kush është kategoria që po merr dozat nga vaksina Pfizer. “Janë duke u vaksinuar kontingjente me probleme të tjera shëndetësore. Arsyeja që ne me këtë vaksinë ofrojmë një kategori më të kufizuar është fakti që ka më shumë të mëdha.

Specialistja tha në fund se edhe Shqipëria ka nisur të bëjë studime në lidhje me efektshmërinë e vaksinës kineze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos