Spektakël i City në shtëpi, Bayerni gati të përshëndesë Champions

Nga A2 CNN
11 Prill 2023, 22:55 | Futboll
Spektakël i City në shtëpi, Bayerni gati të

Një fitore spektakolare ka arritur të shënojë Manchester City në finalen e parakohshme të Champions League përballë Bayern Munchen.

Qytetarët fituan me rezultatin e pastër 3-0 përballë bavarezëve duke e parë veten me një këmbë në gjysmëfinalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Rodri, Silva dhe Halaand ishin tre golashënuesit e kësaj mbrëmje që i bën djemtë e Guardiolës të ëndërrojnë për një trofe të mundshëm.

Tashmë, gjithçka do të vendoset pas një jave në Gjermani, por duke parë rendimentin e lojës dhe rezultatin e ndeshjes së parë, duket një mision i pamundur për bavarezët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos