
Duket se asgjë nuk e ndalon "Spider-Man: No Way Home".
Filmi aksion triumfoi edhe këtë fundjavë, me 11 milionë dollarë nga shitja e biletave, duke siguruar vetëm në kinematë amerikane, 736 milionë dollarë, duke iu afruar gjithnjë e më shumë rekordit historik të “Avatar”.
“Avatar”, filmi me regji të James Cameron, grumbulloi në SHBA 760,5 milionë dollarë.
Ndërkohë, në të gjithë botën, filmi "Spider-Man: No Way Home" ka grumbulluar 1,7 miliardë dollarë. (A2 Televizion)