
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratës së presidentit Ilir Meta.
Spiropali përsëriti qëndrimin se Kreu i Shtetit e ka humbur të drejtën për të qëndruar në zyrë pasi duhet t’iu shërbejë qytetarëve dhe jo Lulit dhe Monikës.
“Zoti Meta, jemi dakord me ju Shqipëria është Republikë. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon qytetarëve! Pikërisht për sa jemi dakord këtu, ju e keni humbur të drejtën të qëndroni në zyrën e Presidentit. Sepse Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës” shkruan ministrja Spiropali. (A2 Televizion)