Rusia prezanton sistemin e ri të testimit që zbulon shenjat e hershme të Covid-19

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 10:20 | Bota
Rusia prezanton sistemin e ri të testimit që zbulon shenjat e hershme

Autoriteti mbikëqyrës i të drejtave të konsumatorëve në Rusi, “Rospotrebnadzor” bën me dije se ka nisur të përdorë një sistem të ri testimi që zbulon shenjat e para të virusit Covid-19.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, ky sistem testimi është zhvilluar nga kërkuesit e Insitutit Qëndror të Epidemiologjisë.

“Sistemi i ri zgjeron arsenalin e mjeteve diagnostikuese për të zbuluar infektimin nga koronavirusi. Ai bën të mundur zbulimin e infeksionit që në fazat e para të tij, madje edhe përpara se simptomat të shfaqen”, raporton “Rospotrebnadzor”.

Gjithashtu, më 6 prill, Qëndra e Monitorimit për Diagnostikimin Molekular nisi një kërkim mbi koronavirusin mbi baza komerciale. Kjo do të thotë se kushdo mund të bëjë testin e koronavirusit nëse dëshiron dhe jo vetëm për qëllime mjekësore.

Deri tani në Rusi raportohen 5389 persona të infektuar me koronavirus dhe 355 prej tyre janë shëruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos