Spiunoi te rusët, roja i ambasadës britanike në Gjermani dënohet me mbi 13 vite burg

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2023, 15:24 | Bota
Spiunoi te rusët, roja i ambasadës britanike në Gjermani

Një roje sigurie i ambasadës britanike në Berlin, që u kap duke spiunuar për rusët, është dënuar me më shumë se 13 vite burg.

David Ballantyne Smith, 58 vjeç, u shpall fajtor për tetë akuza edhe pse ai vetë u shpreh se nuk ka bërë asgjë me qëllimin për të bërë keq.

58-vjeçari u dënua me 13 vite dhe dy muaj burg dhe do të vendoset nëse dënimin do ta vuajë në Gjermani apo në Britaninë e Madhe.

Smith, i cili është nga Skocia u shpreh se ishte në depresion, i vetmuar dhe shumicën e kohës i dehur kur ka nisur që të nxjerrë sekrete të ambasadës.

Megjithatë, gjykatësi i çështjes u shpreh se roja i sigurisë kishte mbledhur materiale të konsiderueshme për të dëmtuar interesat e britanikëve duke ia servirur “një fuqie armiqësore.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos