“S’po gjej dot të dashur”, historia interesante e Shaunës, 23-vjeçarja, e cila duket si një vajzë 8 vjeç

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 10:19 | Lifestyle

Kur Shauna ishte foshnjë, ajo kishte një problem të rëndë shëndetësor, që i preku gjëndrën e saj të hipofizës përgjegjëse për rritjen, e për pasojë, trupi i saj ndaloi së rrituri.

Ata që e shohin për herë të parë të renë, tashmë 23 vjeç, mendojnë se ajo është një vajzë e vogël, aq sa shumë personave iu duket si një 8-vjeçare normale.

Shauna Rae vuan nga një gjendje e rrallë në botë. Që kur ishte një foshnjë gjashtë-muajshe, ajo u përball me një betejë të ashpër me një formë agresive të kancerit të trurit, që pati një sërë pasojash në jetën e saj.

Edhe pse sapo kishte lindur, ajo kaloi një sërë seancash kimioterapie. Tumori në trurin e saj kishte prekur edhe gjëndrën e hipofizës, e cila është përgjegjëse për rritjen e trupit. Kjo situatë pengoi seriozisht rritjen dhe zhvillimin e Shaunas, ashtu si të gjithë bashkëmoshatarët e saj.

Shauna në fakt është 23 vjeç, por trupi i saj duket sikur është bllokuar në trupin e një vajze 8-vjeçare. Shauna tha se edhe pse është në paqe me veten, është rraskapitëse t'u kujtosh njerëzve gjatë gjithë kohës se ajo nuk është një vajzë e vogël.

“Kur më shohin, njerëzit mendojnë se jam një vajzë e vogël normale që argëtohet dhe çmendet me familjen e saj, por e vërteta është se unë jam një grua, jo një vajzë e vogël.”, thotë Shauna.

Por kjo nuk është sfida e vetme që Shauna duhet të kalojë, pasi për të është po aq e vështirë të gjejë edhe një partner të përshtatshëm për të.

Shauna ishte dikur me 27-vjeçarin Dan Swygart, por ata nuk dukeshin normalë së bashku, gjë që u perceptua si fyese nga shoqëria. Kritikat dhe madje edhe gjuha e urrejtjes bënë që çifti të ndahej.

Pavarësisht të gjitha vështirësive, Shauna shprehet se përpiqet të ndjekë lumturinë e saj dhe t’i lërë mënjanë të gjitha paragjykimet e njerëzve, ndërsa shihet tepër aktive në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos