
Flamurtari dhe Burreli ndanë nga një pikë në përballjen e javës së dytë të Kategorisë së Parë, në një sfidë që dhuroi emocione deri në sekondat e fundit.
Në stadiumin “Flamurtari”, 45 minutat e para u mbyllën pa gola, me të dyja skuadrat që kërkuan avantazhin, por pa mundur të konkretizojnë rastet e krijuara.
Burreli e zhbllokoi takimin në minutën e 68-të. Pas një ndërhyrjeje në zonë, gjyqtarja Emanuela Rusta akordoi 11-metërsh dhe Albi Xhabrahimi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke kaluar miqtë në avantazh.
Flamurtari reagoi në fundin e sfidës dhe, kur dukej se Burreli do të merrte tri pikët, vlonjatët gjetën golin e barazimit në minutën e 96-të me Denis Pjeshkën.
Flamurtari dhe Burreli janë në kuotën e 2 pikëve pas dy barazimesh në dy javë të luajtura në Kategorinë e parë. (A2 Televizion)