
Europa League nisi fazën e Ligës me ndeshjet e para ku spektakli dhe emocionet nuk munguan.. Vëmendja më e madhe ishte në San Siro, aty ku kuqezinjtë e Ruben Amorimit u dorëzuan përballë një kundërshtari me peshë si Benfica. Ekipi i e Ruben Amorimit u mund 2-0 nga portugezët në shtëpi.
Benfica ishte më konkrete dhe në minutën e 16-të, Dodi Lukebakio ndëshkoi mbrojtjen kuqezi, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Marco Silvës.Milani kërkoi reagimin, por pa arritur të gjejë rrugën drejt golit. Dhe menjëherë pas pushimit erdhi goditja e dytë.
Jakub Kaminski dyfishoi avantazhin e Benfica-s dhe e bëri edhe më të vështirë mbrëmjen e Milanit.Kuqezinjtë tentuan deri në fund, por portugezët ruajtën avantazhin dhe morën një fitore të rëndësishme në transfertë. Një nisje e hidhur për Milanin në Europa League, që tani duhet të reagojë në transfertën e Salzburgut më 15 tetor.
Por Milani nuk ishte i vetmi ekip në fushë në natën e parë të Europa League.Bayer Leverkusen e nisi me fitore 2-0 ndaj Celjes, ndërsa Lyon triumfoi 2-1 në transfertën ndaj Anderlechtit.
Fitore edhe për Olympiacos, 2-1 ndaj Jagiellonias, ndërsa Sunderland festoi rikthimin në Europë me një sukses 1-0 ndaj AZ Alkmaar, falë golit të Enzo Le Fee nga pika e bardhë.
Në dy sfidat e tjera, Hapoel Beer Sheva dhe Dinamo Zagreb u ndanë në barazim pa gola, ndërsa Sturm Graz dhe Rennes gjithashtu nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola. (A2 Televizion)