Tifozët në Turqi nuk kanë qenë aspak dakord me dënimin e Demiral madje u kanë bërë thirrje tifozëve që do të jenë të pranishëm në Berlin që gjatë ndeshjes Turqi-Holandë, që të bëjnë dhe ata të ashtuquajturën “përshëndetje të ujkut'' gjatë interpretimit të himnit kombëtar turk.
“Tani e gjithë bota do të shikojë një transmetim të drejtpërdrejtë të 50 mijë njerëzve që bëjnë shenjën e ujkut gri! Dhe le të përpiqen ta ndalojnë!” — shkruan një nga tifogrupet më të mëdha të kombëtares turke.
Sipas tyre “përshëndetja e ujkut” është një “simbol kombëtar i popullit turk” që nuk ka të bëjë fare me racizmin. (A2 Televizion)