Euro 2024, Ajeti “shmang presionin”, kërkon maksimumin ndaj Italisë

Nga Dea Kozma
11 Qershor 2024, 15:29 | Live Euro 2024

Atmosferë pozitive dhe një frymë optimistë në prag të ndeshjes me Italinë. Kuqezinjtë kane besim se do të bëjnë mirë përballë Italisë, ndonëse të kaltrit janë kampionët në fuqi. Në konferencën e zakonshme për shtyp, këtë herë ishte Arlind Ajeti i cili mes të tjerash theksoi se dueli me italianët nuk është më i rëndësishmi por në të tre takimet, përfaqësuesja shqiptare do të shpresojë deri në fund.

Ajeti dhe Ismajli janë në një balotazh të fortë se cili do të ketë një vend titullari në qendër të mbrojtjes. I pyetur nga gazetarët, Ajeti tregoi se është në formën e tij më të mirë por në fund fjala i takon trajnerit Sylvinho se cilin do të zgjedhë që nga minuta e parë.

Arind Ajeti është prej 5 lojtarëve nga grupi aktual që luan  për herë të dytë në Kampionatin Evropian me fanellën e Shqipërisë. Përveç tij, në vitin 2016 në Francë ishin edhe Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Amir Abrashi dhe Naser Aliji prej grupit aktual të lojtarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos