EURO 2024, lajm i mirë për Shqipërinë, Barella nuk luan

Nga A2 CNN
13 Qershor 2024, 11:45 | Live Euro 2024

EURO 2024, lajm i mirë për Shqipërinë, Barella nuk luan

Barrela luan apo jo. Ky ka qenë misteri i ditëve të fundit në radhët e Italisë. Një problem që ka bërë me dhimbje koke trajnerin Spaleti, sepse prej më tepër se dhjetë ditësh, mesfushori i Interit është stërvitur i diferencuar.

Sipas mediave italiane, gjasat që Barrela të jetë në fushë kundër Shqipërisë janë minimale. Stërvitja e fundit përpara ndeshjes në Dortmund do të jetë vendimtare për të dhënë verdiktin e mjekëve.

Një tjetër mungesë tek Italia është edhe ajo e Faxholit. Në anën tjetër, të kaltërit kanë rikuperuar sulmuesin e Napolit, Raspadori dhe mesfushorin e Interit, Fratezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos