Portugalia doli shkëlqyer në “testin” e fundit para EURO 2024, teksa mposhti Irlandën në një ndeshje miqësore në “Aveiro” me 3-0 duke pasur në formë të shkëlqyer Cristiano Ronaldon, i cili shënoi dy gola të mrekullueshëm.
Duke folur pas ndeshjes, ai foli për të ardhmen e tij në futboll.
“Nuk kam shumë vite në futboll... ndaj duhet ta shijoj. Jam i dashuruar pas futbollit. Çdo ndeshje është e veçantë, imagjino Euron me Portugalinë, ndihesh krenar... është një ëndërr, si kur isha 20”, ka thënë ylli portugez.
CR7 tha se skuadra e tij duhet të qëndrojë më këmbë në tokë, por duhet të ëndërrojë të fitojë EURO-n, pasi kanë talentin dhe janë gati të përsërisin triumfin e tyre të 2016-ës.
“Ne ëndërrojmë dhe jemi gati”, tha ai pas miqësores kundër Irlandës. (A2 Televizion)