Jamal “kalon” Bellingham dhe gati për të tjera rekorde

Nga Dea Kozma
1 Korrik 2024, 22:38 | Live Euro 2024

Jamal “kalon” Bellingham dhe gati për të tjera rekorde

Lemine Jamal është një nga lojtarët që ka spikatur më së shumti në këtë edicion të Europianit. Talenti spanjoll, jo vetën që premton për të ardhmen, por që tani ka thyer rekorde në arenën europiane.

Mosha e tij shumë e vogël është diskutuar shpesh. Vetën 16 vjeç e 353 ditë, anësori i djathtë, debutoi në Euro 2024, ndërsa ka thyer rekordin e mëparshmin, që mbahej nga Bellingham.

Në Euro 2020, anglezi zbriti në fushë në moshën 18 vjeç e 4 ditë. Sigurisht synimet e spanjollit Jamal janë më shumë se kaq. Nëse arrin të shënojë në ndeshjen e radhës, atë ndaj Gjermanisë në çerekfinale, Jamal do të shkruante emrin e tij në historinë e Europianit, si lojtari më i ri që arrin të bëj gol në këtë kompeticion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos